Këngëtarja shqiptare akuzohet për operacione plastike

Këngëtarja shqiptare, Flaka Krelani, ka qenë në vëmendje të mediave rozë që pasi publikoi këngën e saj më të re “Slay”.

Ajo është akuzuar për operacione plastike në trup por gjatë një interviste ka përgënjeshtruar këto akuza.

Nuk janë ndërhyrje që jeni duke menduar ju dhe që janë hiperbolizuar. Nëse flasim për përmasa trupore, brisk në trupin tim kurrë nuk ka hyrë. Duhet me fol për të mbaruar këtë kapitull njëherë e përgjithmonë. Me punë gjtihçka realizohet. Këto përmasa i kam pasur që fëmijë, falë familjes edhe trashëgimisë së nënës time dhe çuditem me faktin si njerëzit çuditen që mrekullia kur punon për vete ekziston. Nëse rren dhe vetëm han dhe ankohesh, normalisht do shtosh peshë dhe nuk do dukesh bukur… Nuk është e thënë se nëse një femër duket bukur, duhet patjetër të ketë bërë ndërhyrje kirurgjikale. Këto fjalë i hedh poshtë, nëse keni qejf të merrni doktorin dhe ta kqyrni”, ka thënë Flaka.  /real-news.tv/