Këngëtarja shqiptare përzgjidhet për të hapur evenimentin sportiv në Paris

Pas pjesëmarrjes së jashtëzakonshme në hapjen e “Rusi 2018”, Era Istrefi duket se do të ketë një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare.

Ajo do të performojë edhe në një event tjetër shumë të rëndësishëm sportiv dhe bëhet fjalë për finalen e futbollit të femrave, që do të zhvillohet më 7 qershor deri më 7 korrik 2019.

Finalja do të zhvillohet në kryeqytetin francez Paris.

Nuk ishte vetë këngëtarja e njohur shqiptare e cila e bëri të ditur lajmin e pjesëmarrjes por “Ussoccer Indonesia”. /real-news.tv/