Këngëtarja shqiptare pranon ndërhyrjen në hundë

Këngëtarja shqiptare, Gerta Mahmutaj dhe i dashuri i saj, DJ John Van Ride kanë qenë të ftuar  në programin ‘Trokit’.

Dy të dashuruarit kanë zbuluar të pathëna nga jeta personale, por jo vetëm. Ata i ka bashkuar pasioni për muzikën dhe duket se kjo gjë do i bëjë sërish bashkë në projekte të ndryshme.

Gjatë bisedës argëtuese ‘live’, Gerta zbuloi edhe një detaj, që shumë pak personazhe publikë kanë guximin ta pranojnë.

Kur u pyet për ndërhyrje ajo u shpreh se ka ndryshuar hundën dhe ka qenë diçka estetike, jo problem shëndetësor.

Këngëtarja rrëfeu se nuk ka qenë në mëdyshje për këtë vendim dhe është e lumtur me rezultatin, pasi ai detaj nuk i pëlqente tek vetja./real-news.tv