Këngëtarja shqiptare pranon se është në lidhje me kolegun

178337.jpg

Dafina Dauti ka pranuar se është e dashuruar me këngëtarin Tafil Kurteshi.

Ajo është komentuar shpesh për jetën private, të cilën tenton ta mbajë larg vëmendjes së medieve.

Por së fundi, në një prononcim për “Telegrafin”, Dafina ka thënë se është shumë e lumtur pranë partnerit dhe falenderuese që kanë gjetur njëri-tjetrin:

Është përfol dhe me të drejtë. Po, është e vërtetë, po e them për herë të parë për ju. Ka disa muaj që unë dhe Tafili jemi në lidhje dhe jemi shumë të lumtur bashkë dhe shumë falënderues që kemi gjetur njëri-tjetrin”.

Ajo shtoi se takimi i parë i tyre ndodhi në një koncert në Shëngjin, ku të dy ishin të ftuar të këndonin në të njëjtin vend.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303