Këngëtarja Taylor Swift pendohet për sjelljen me ish të dashurin

Taylor Swift u shfaq për herë të parë në intervistën televizive në emisionin e Ellen De Generes, pas shumë vitesh mungesë.

Këngëtarja e njohur ka folur gjatë për jetën e saj, por i habiti të gjithë me rrëfimin për ish të dashurin, Joe Jonas.

Ajo ka treguar se është penduar shumë për mënyrën se si e përballoi ndarjen e saj me Joe në publik.

Taylor ka zbuluar se nga gjithë çmenduritë që ka bërë gjatë adoleshencës, “goditja” që i dha me fjalë Joe Jonas në një televizion kombëtar për shkak të ndarjes, ka qenë më e madhja.

“Ishte shumë. Po, ishte shumë. Unë isha 18 vjeçe. Ne qeshim për atë gjë tani, por atëherë ishte bombastike…thjesht gjëra adoleshentësh”, ka thënë Taylor.

Në atë kohë këngëtarja u ndje shumë keq, pasi i dashuri i saj i dha fund lidhjes së tyre me një telefonatë 25 sekondëshe dhe të gjithë këtë e tregoi në një emision televiziv.

Por tani ish dyshja duket se e ka kaluar pasi secili vazhdon i qetë jetën e tij.

Joe është aktualisht me partneren e tij me të cilën zhvilloi edhe një dasmë në Las Vegas, aktoren e njohur të serialit ‘Game of Thrones’, Sophie Turner./real-news.tv