fbpx

Këngëtarja zbulon 3 defektet e burrit: Më bezdis kur…të lutem i them se…

Këngëtarja Marjona Metohu, e njohur për performancën në Kënga Magjike 2019 me këngën “Bosh”, ka qenë e ftuar në “Glamour Zone”, ku i është përgjigjur dhe pyetjeve pikante.

E pyetur për defektet më të mëdha të të dashurit, këngëtarja ka folur troç, duke u treguar e sinqertë. Përveç gënjeshtrave të vogla, Marjona Metohu ka rrëfyer se i dashuri gërhet kur flen gjumë, dhe kjo gjë e bezdis pak.

Ester Bylyku: Më thuaj tre defekte të partnerit tënd. Tre gjëra që ty nuk të pëlqejnë tek ai.

Marjona Metohu: Këto gënjeshtrat e vogla “erdha për pesë minuta” dhe vonohet nga 1-2 orë.  Ndonjëherë sinqeriteti i tepruar, që prish punë dhe unë i them të lutem, mundohu të jesh ndryshe, dhe së treti gërrhet pak kur fle…më bezdis zhurma.