Keni lëkurë të thatë? Provoni këtë maskë

Maska me mandarina mund të aplikohet një herë në javë me qëllim që të pasuroni rutinën tuaj për kujdes të lëkurës dhe të siguroni hidratimin për të cilin keni shumë nevojë.

Agrumet janë mjaft ideale për kujdesin e lëkurës, andaj kjo recetë e thjeshtë do të ishte zgjedhja e duhur për shpëtim nga thatësia e lëkurës.

Nga mandarinat largoni farat dhe shtrydhni lëngun. Shtoni një lugë ajkë dhe përzieni mirë. Maskën vendoseni në fytyrë të pastërt më herët dhe lëreni të veprojë për 15 minuta.

Më pas shpërlani fytyrën me ujë të vakët. Pastaj vendosni kremin tuaj të preferuar hidratues. /real-news.tv/