Keni plani për sot? Shikoni parashikimin motit

Sipas Meteoalb: Vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme, ku moti mbetet me kthjellime gjatë paradites. Por mesdita dhe pasditja sjellin shtim të vranësirave fillimisht në zonat malore dhe gradualisht do të përfshijnë edhe pjesën tjetër të vendit por pa rrezikuar reshje.

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 2°C në 19°C.

Era do fryjë mestare në tokë deri e fortë në det  me shpejtësi deri në 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

Rajoni i Ballkanit dhe Europa Jugperëndimore paraqiten ne ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta. Ndersa pjesa më e madhe e Europës vijon në ndikimin e qëndrës ciklonare, duke diktuar temperatura relativisht të ulta dhe reshje të dendura dëbore.