fbpx

Keni temperaturë të lartë? Ja kur duhet të shkoni me urgjencë në spital

Temperatura është mënyra se si komunikon trupi për të treguar se ka diçka që nuk shkon me shëndetin.

Temperatura bazë e trupit rritet për të luftuar një sëmundje apo infeksion, të cilat shfaqen edhe me simptoma të tjera.

Kur Duhet Të Shkoni Në Urgjencë?
Ekspertët e AgroWeb.org, thonë se nëse temperature e lartë shoqërohet me disa prej simptomave të shpjeguara më poshtë, atëherë duhet të shkoni menjëherë në urgjencë.

Temperaturë + Dhimbje Koke + Ngurtësim të Qafës
Këto janë simptomat e meningjitit, një infeksion i rëndë i membranave mbrojtëse që rrethojnë trurin dhe palcën kurrizore.

Simptoma të tjera të kësaj sëmundjeje janë:

Të vjellat,
Ndjeshmëria ndaj dritës,
Lodhje,
Zbehje të lëkurës.
Temperaturë+ Konfuzion/Acarim+ Dhimbje Koke+ Rrahje Të Shpejta Të Zemrës
Kur temperature është shumë e lartë, njeriu bëhet më i plogësht dhe ndihet i këputur.

Nxehtësia e lartë në trup është e rrezikshme.

Ju duhet të shkoni në urgjencë nëse keni simptomat e mëposhtme:

Temperaturë mbi 40 gradë,
Irritim,

Humbje të vetëdijes,
Tharje të lëkurës dhe skuqje të saj,
Të përziera e të vjella,
Frymëmarrje e shpeshtë,
Të fikët.
Në këto raste, sigurohuni që personi është i veshur hollë dhe të mbani kompresa të ftohta.

Temperaturë + Vështirësi në Frymëmarrje + Dhimbje në Kraharor
Këto simptoma shfaqen shpesh kur njeriun e kap gripi.

Në disa raste, simptomat e gripit, shoqërohen temperaturë të lartë që thjesht nuk ulet, me kollë të thellë, dhimbje në kraharor dhe vështirësi në frymëmarrje.

Ekspertët thonë se në këto raste duhet të shkoni patjetër tek mjeku.

Temperaturë + Dhimbje Barku + Të Vjella
Nëse përveç temperaturës së lartë, ndieni dhimbje në pjesën e poshtme dhe në anën e djathtë të barkut, të vjella, e të përziera, atëherë me siguri keni problem me apendisitin.

Kjo është një situatë serioze dhe është e domosdoshme të shkoni në urgjencë.

Simptoma të tjera ndaj të cilave duhet të keni kujdes janë:

Humbja e oreksit,
Ethet,
Konstipacion ose diare
Fryrje të barkut.
Nëse një foshnje ka temperaturë që arrin në 40 gradë ose më lart, duhet ta çoni menjëherë në urgjencë./AgroWeb.org/