fbpx

Keqtrajtonte gruan dhe ngacmonte minorenet, burg shqiptarit

tribunale-rimini-574x350.jpg

Një shqiptar 53-vjeçar është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg, pasi keqtrajtonte bashkëshorten e tij, por gjithashtu kishte ngacmuar edhe dy të mitura.

Mësohet se shqiptari ishte shofer autobusi, i cili kishte përfituar në ngacmimin e dy vajzave, ku ato e kanë denoncuar 53-vjeçarin.

Sipas adoleshentëve, ai i komplimentonte dhe i ngacmonte derisa ato zbrisnin nga autobusi.

Identiteti i tij nuk bëhet i ditur, por autoritetet italiane e kanë hetuar për një kohë të gjatë për ngacmimin e një 15-vjeçareje./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303