fbpx

“Kërcasin” gjobat dhe shoqërimet në komisariate, ç’ndodhi në 24 orët e fundit

5e8f998f859b177d41c726be687a15c6_L.jpg

Më shumë se 600 qytetarë kanë marrë gjobë pasi janë kapur pa maskë në rrugë.

Ndërkohë, 8 shtetas janë shoqëruar pasi nuk kanë pranuar të tregojnë mjetet e identifikimit.

“Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 666 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 8 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve është evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, një subjekt që ushtronte aktivitetin duke mos respektuar protokollet e sigurisë”, njofton Policia.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303