‘Kërcasin’ prangat në protestën e punonjësve të Transportit Publik, përplasje me policinë

Autobus-ne-Tirane.jpg

Sërish punonjësit e Transportit Publik kanë dalë në protestë ditën e sotme. Ata nuk ndalen, ku theksojnë se nuk do të nisin nga puna derisa tu plotësohen kërkesat e tyre.

Sot ata tubuan përpara Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në fillim të protestës policia ka arrestuar dy persona për tubim të paligjshëm.

Bëhet me dije se policia nuk i lejon që të protestojnë, sepse është kundër rregullave të Covid.

scroll to top