Kërcënimi bërthamor/ Stoltenberg: NATO me strategji të re ushtarake

stoltenberg.jpg

NATO  do të  miratojë strategji të re ushtarake për shkak të “kanosjeve bërthamore” që vijnë nga Rusia, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg në intervistën për gazetën gjermane “Uelt am zontag”.

“Këtë javë, ekspertët tanë ushtarakë morën vendimin për të zbatuar një strategji të re ushtarake për Aleancën,” thekson ai.

Sipas tij, arsyeja për një hap të tillë është “kërcënimi bërthamor” që thuhet se vjen nga Rusia.

“Krahas kësaj, Aleanca po përballet me kërcënime të reja në lindje dhe në jug”, tha Stoltenberg.

“Ne duhet të vazhdojmë të jemi plotësisht të përgatitur për mbrojtjen dhe të sigurojmë stabilitet, i cili pjesërisht kërkon koncepte të reja ushtarake”, shtoi Stoltenberg./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303