fbpx

Kërcënimi me video e foto/ Abaz Doga abuzoi me nxënësen e mitur, Prokuroria merr vendimin

Ngjarja në Babrru pak kohë më parë tronditi vendin tonë, ku Abaz Doga abuzoi seksualisht me një nxënëse të mitur duke e shantazhuar me bashkëpunëtorët e tij.

Prokuroria ka mbyllur hetimet për Abaz Dogën, Klajdi Poci, dhe dy të miturit R.O., dhe F.B., të akuzuar për abuzimin seksual me vajzën e mitur në një shkollë 9-vjeçare në Babrru.

Sipas kërkesës për gjykim, e mitura ka deklaruar se e kanë kërcënuar se do i nxirrnin foto intime dhe ka shkuar në banesën ku kërkonte Abaz Doga.

Në vitin 2018 ka qenë hera e parë e abuzimit. Ajo thotë është detyruar të shkoj disa herë të tjera për shkak të presionit dhe frikës se ai do iu tregonte familjareve. Në kërkesë thuhet se Klajdi Poci, është personi që e ka kërcënuar me videot, me të cilin ka kryer vetëm një herë marrëdhënie seksuale.