Kërcënohej me vdekje, 18-vjeçarja fiton statusin e emigrantes

aaaaaaaaaaaaaaaaaa.jpg

Para disa ditësh, lajmi për 18-vjeçaren nga Arabia Saudite u bë virale në rrjete sociale dhe media. Rahaf Mohammed al-Qunun është kërcënuar me vdekje nga familja e saj, pasi 18-vjeçarja hoqi dorë nga besimi islam.

Zyrtarët në Tajlandë u përpoqën që ta rikthenin në shtëpi vajzën, por kjo e fundit fitoi statusin e emigrantes në Australi.

Mësohet se ndërkombëtarët ishin njohur me rastin e al-Qunun dhe prisnin një reagim nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. Si përfundim, u vendos që 18-vjeçarja mos të kthehej në Arabinë Saudite dhe të fitojë statusin e emigrantes në shtetin australian./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303