fbpx

Kërcënohet dhe fyhet asamblistja e Vetëvendosjes

x-cxcv.jpg

Asamblistja e Vetëvendosjes, Vjollca Ramadani në komunën e Skenderajt, së fundmi është përballur me kërcënim dhe fyerje. Ky lajm është njoftuar nga anëtarja e kryesisë së LVV-së, Albulena Haxhiu.

Ajo ka publikuar një status në Facebook, ku thekson se është kërcënuar dhe fyer asamblistja Vjollca Ramadani nga Drejtori për Gjeodezi, Kadastër e Pronë publike në Komunën e Skenderajt

“Pse vajzat dhe gratë hezitojnë të angazhohen në politikë, është për shkak se fatkeqësisht institucionet qoftë në nivel lokal apo qendror, drejtohen nga njerëz me mendësi të prapambetur, që në mungesë të argumenteve kundrejt kritikave, ata fyejnë, kërcënojnë e shajnë vajzat dhe gratë politikane. Kërcënimi dhe fyerja ndaj asambleistes së LV në Komunën e Skenderajt, znj.Vjollca Ramadani, nga drejtori për Gjeodezi, Kadastër e Pronë në Komunën e Skenderajt, janë të papranueshme dhe të ndëshkueshme. Organet e sigurisë dhe drejtësisë duhet të merren me të sepse në të kundërtën rastet e tilla do të shtohen dhe kushedi se si do të përfundojnë. Kryetari i Komunës, z. Bekim Jashari nuk duhet të tolerojë që njerëz të tillë të bartin pozita drejtorësh, madje ata nuk duhet të lejohen të jenë askund në institucione sepse mendësia e tillë e mbytë një shoqëri! Kryetari, Bekim Jashari, duhet ta shkarkojë menjëherë drejtorin e tij. Pavarësisht këtyre sharjeve dhe kërcënimeve që na kanë përcjellur ndër vite, NE gratë aktiviste NUK do të ndalemi. Njerëzit me mendësi të mykur as nuk na kanë frikësuar as nuk do të na frikësojnë dhe as nuk do të na ndalin. Të tilla kërcënime e fyerje ndaj grave aktiviste ka pasur shumë, ka pasur edhe ndaj meje por vetëm sa na kanë forcuar për të ecur në rrugën tonë të drejtë. Do të angazhohemi derisa ta largojmë këtë mendësi që duhet ndëshkuar e kundërshtuar fuqishëm, nga kushëdo, derisa vajzat e gratë të jenë të barabarta, të padiskriminuara e me të drejta të plota. Do të angazhohemi për shtet të së drejtës ku mbrohen vajzat e gratë dhe ku ndëshkohen kërcënuesit e mbrohen viktimat”, tha Haxhiu.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303