fbpx

Kërcënohet edhe Aurel Plasari, nxjerr mesazhin e rëndë

aurel-plasari-compressor.jpg

Studiuesi i njohur, Aurel Plasari, ka publikuar një mesazh kërcënues ndaj tij, pas kërcënimin që i është bërë kreut të KQZ, Klement Zguri.

Studiuesi Plasari e ka publikuar në “facebook” mesazhin e kërcënuesit, i cili e pyet “sa vajza ke”, ndërsa kërkon të saktësohet emri i përdorur nga kërcënuesi në rastin e Zgurit, pasi sipas tij, mund të jetë i njëjti.

Plasari shkruan se po e bën publik këtë mesazh për t’i bërë të fala ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, që sipas tij, ruan gazin lotsjellës.

“KËRCËNIME NDËRSA MINISTRI LLESHI RUAN GAZIN! Lidhur me kërcënimin ndaj Kryetari i KQZ Klement Zguri do të duhet saktësuar emri i përdorur nga kërcënuesi, sepse nga një emër pakashumë i tillë më është dërguar edhe mua një kërcenim i tërthortë dhe poshtanik, më datë 28 qershor nga fb me emrin “Emiljano Pjetri”, pra me gjasë i njëjti kërcënues.

Nuk kam dashur ta bëj publik duke më mjaftuar të kuptoj se në ç’frymë u përgatit 30 qershori i Edi Ramës. Ndonëse e di që për mbrojtjen time dhe të të mijve nuk mobilizohet ndonjë “gardë”, po e bëj publik tani së paku si të fala për ministrin Lleshi që ruan gazin lotsjellës”, shkruan Plasari.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303