Kërcënohet me jetë Artan Hoxha, nxjerr mesazhin bombë në sy të Ramës

Gazetari Artan Hoxha ka shokuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’, teksa ka publikuar në sy të kryeministrit Edi Rama, një kërcënim me jetë që i është bërë, ndërkohë që autorët e këtij mesazhi e kanë ndjekur gjatë gjithë ditës së djeshme dhe i kanë bërë foto në ambiente të ndryshme në Tiranë.

Ky është mesazhi kërcënues që ka mbërritur dhe në drejtim të emisionit Opinion, ku Hoxha kërcënohet që të heshtë dhe që çështja më pas mos të kalojë në personale:

“Dëgjoni me vëmendje të gjithë ju si televizion bastard me në krye bastardin Tan Hoxha. Ka ardhur koha që të mbani përgjegjësi për baltën që hidhni ndaj familjes tonë. Nuk është familja jonë si na prezantoni ju me tan kurvën keni një javë për një foto na ngatërroni me politikën. Të jeni të sigurt që ne s’do falim asnjë që na sulmon padrejtësisht, neve nëse doni e kthejmë dhe personale”.

Mesazhi që i ka shkuar vetë gazetarit:

“Tani, ke kaq muj qe hedh balt padrejtësisht mbi familjen ton. Tani po na fajëson per lidhje me politikan. Per te miren tate ban mir qe sot perball kryeministrrit mos e permenesh ne asnje moment emrin e familjes ton. E dim ku jeton ti femijet familjaret e tu.ka ardhur koha tmash pergjegjsi” (Mesazhi i pa redaktuar)

Hoxha tha se mesazhi i vinte nga Anglia dhe mesazhdërguesi dinte çdo lëvizje të tij, që kishte bërë gjatë ditës së djeshme.

“Krimi i organizuar sot është ai që ka marrë kufomën në 17 janar dhe kemi një muaj që e kërkojmë dhe se gjejmë ai është krimi i organizuar. Ta ka rrëmbyer atë Jan Prengën në mes të Tiranës në mes të ditës dhe ta ka zhdukur dhe ne nuk e gjejmë dot dhe unë lidhem nga Ekuadori deri në Britani për të kërkuar kufomën e një njeriu.

Dhe fundit sot para se të vija në emision më kanë ardhur disa mesazhe. Kam bërë denoncimin në polici normal që e kam bërë më kishin fotografuar nga mëngjesi kur kam dalë nga shtëpia, ku kam lëvizur gjatë ditës se unë besoj tek ky vend dhe mi kanë sjellë me mesazh nga Anglia dhe ky është një krim i organizuar. Me ata kam mbaruar punë unë krimi i organizuar është ky sot që fsheh para që ndikon dhe e buxhetin më të madh se ministria jote e Brendshme”, tha Artan Hoxha.