fbpx

Kërcënohet me jetë Kryebashkiaku i njohur, i çojnë në zyrë zarfin me 3 plumba

zarf.jpg

Pas ish-kryeministrit italian, Matteo Renzi, është kërcënuar me jetë dhe kryetari i Bashkisë së San Severo, Francesco Miglio, të cilit i ka mbërritur në zyrë një zarf me tre plumba. Pakoja u dërgua të martën në mëngjes tek Palazzo Celestini, ku është vendosur komuna.

Kryetari menjëherë raportoi incidentin në polici ndërsa dje u mbajt një mbledhje e jashtëzakonshme e komitetit për rendin dhe sigurinë publike.

“Ne kemi besim të fortë në punën e institucioneve dhe nuk e lejojmë veten të na frikësojë as ky episod. Ne synojmë të vazhdojmë angazhimin tonë për San Severo dhe për të gjithë qytetarët e San Severo me ndershmëri, besnikëri dhe pasion “, – përfundon Miglio.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303