Kërcënoi me shpërndarjen e Parlamentit, Rama: Pres gjithçka nga Meta. Po popullin ku e ka, në WhatsApp?

ramameta.jpg

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet deklaratave të presidentit Ilir Meta lidhur me mundësinë për vetëshpërndarjen e parlamentit. Rama tha se “çdo gjë pret nga Meta”, deri edhe te “mbyllja e të gjitha kufijve”.

Pjesë nga debati i Ramë me gazetarët:

Do ta shkarkoni presidentin? Cili do jetë kundërsulmi tuaj?

Kundërsulm është term sportiv, ushtarak…

Presidenti ka thënë që parlamenti duhe të vetëshpërndahet…

Tashi, fallxhoret që ka presidenti unë nuk i kam, dhe nuk hedh fall. Nuk kam asnjë surprizë dhe nga presidenti pres gjithçka, edhe të … mbyllë të gjitha, kufijtë.

Keni thënë që është presidenti më i mirë kur u zgjodh…

Më i miri i mundshëm në ato kushte dhe më i miri ishte për opozitën, për Shqipërinë jo.

Meta tha që populli do e shpërndajë…

Po popullin ku e ka ky, në WhatsApp?

scroll to top