fbpx

Kërcënoi policin dhe i dëmtoi automjetin, arrestohet urgjent 46-vjeçari….

Policia e Pogradecit ka arrestuar një 46-vjeçar pasi ka kanosur për shkak të detyrës një polic, me shkarkues elektrik, dhe më pas i ka dëmtuar automjetin.

“Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në lagjen nr. 1, ka kanosur gjatë ushtrimit të detyrës, me një send (shkarkues elektrik) specialistin e policisë së zonës shtetasin B. M., dhe ka dëmtuar me mjet të fortë automjetin tip “Mitsubishi” të këtij punonjësi.” thuhet të njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për hetime të mëtejshme.