fbpx

Kërcënoi se do vriste veten në shtëpinë e vjehrrit, ja kush është 31-vjeçari

Një ngjarje e pazakontë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Fier, ku një 31-vjeçari kishte hyrë në oborrin e shtëpisë së vjehrrit duke kërcënuar se do të vriste veten me një automatik. Kjo ka terrorizuar familjarët duke vënë në rrezik jetën e tyre, por që fatmirësisht janë evakuuar nga policia. Gjatë negociatave 31-vjecari ka qëlluar me armë zjarri në ajër, një veprim ky që dyshohet të jetë marrë për të kërkuar largimin e efektivëve, por që pas disa orësh më në fund është bindur të dorëzohet.

Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka nisur pas një konflikti për motive ende të pazbardhura. 31-vjeçari Meta është i martuar prej vitesh me vajzën e shtëpisë ku kërcënoi se do të vriste veten dhe janë prindër të një fëmije. Është ende e paqartë se përse 31-vjecari shkoi në shtëpinë e vjehrrit, pasi duhet theksuar se ai dhe bashkëshortja nuk banojnë aty. I riu ishte vendosur në hyrjen kryesore të oborrit të vilës 3-katëshe ku jetonte vjehrri i tij, ndërsa banesa kishte dy hyrje.

Pas dorëzimit policia sekuestroi armën e zjarrit tip automatikë dhe një gëzhojë, ndërsa i riu  u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier për sqarimin e rrethanave dhe kryerjen e veprime të mëtejshme hetimore.