fbpx

Kërcënojnë grekët: Do godasim 65 shqiptarë në vendin e tyre

1541698967-screenshot4_1542101170-1724719.jpg

Ekstremistët grekë, kërcënojnë 64 shqiptarë. Përmes një deklarate të publikuar në “himara.gr”, organizata e fshehtë, “Grupi i lartë i policisë” shpall në kërkim 64 shqiptarët e parë. “Do t’i ndjekim dhe godasim edhe brenda në Shqipëri”, thuhet në deklaratën e tyre.

Shpëtim Idrizi, kryetari i PDIU është një nga shqiptarët e kërcënuar nga organizata ekstremiste greke. Ndërsa disa nga emrat e tjerë të bërë publik janë:

-Gazetari Artan Hoxha, përmendet i pari. Pas vrasjes së Kacifas ai shkroi në Facebook: “Pushka top djemve të RENEA-s. Më mirë të qajnë nënat e tyre sesa të vishen me të zea nënat shqiptare”, duke kujtuar ngjarjen e Peshkëpisë në vitin 1994.

-Agim Bajko

-Ilir Mukaj

-Shoqata “Djemtë e Labërisë”

-Dritan Bici

-Tahir Veliu

Ky reagim i ekstremistëve vjen si kundërpërgjigje për vrasjen e Kacifas, ndërsa nuk zbulojnë emrat e tjerë, ata kërcënojnë edhe drejtuesit e televizionit shqiptar që sipas tyre bllokojnë sinjalin e kanaleve televizive greke në Jug të Shqipërisë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *