Kërcënon Presidenti Thaçi: Sillni emrin e Kryeministrit, ndryshe…!

kk-750x375.jpeg

Në Kosovë ende nuk ka qeveri të re. Albin Kurti dhe VV ende nuk kanë dërguar zyrtarisht emrin e kryeministrit për Kosovën. Arsyeja duket politike pasi ende Albin Kurti nuk po gjen zgjidhje me LDK.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kërcënuar me veprime kushtetuese në rast se nuk gjendet zgjidhje për formim të institucioneve. Ai ka kërkuar që sa me shpejt të bëhet propozimi për emrin e kandidatit për kryeministër.

Thaçi ka deklaruar para mediave se shpreson në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjendet një zgjidhje, në përputhshmëri me votën e qytetarëve.

Ai ka shtuar se në rast se nuk ndodh një gjë e tillë do të ndërmarrin të gjitha hapat kushtetues dhe ligjorë.

“Unë shpresoj në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjejnë zgjedhje politike në përputhshmëri me votën e qytetarëve më 6 tetor, shpresoj që kjo zgjedhje të jetë sa më e shpejt. Në anën tjetër do të ndërmarrë të gjitha hapat kushtetues dhe ligjorë”, shtoi ai, raporton Televizioni T7.

Në Kosovë u zhvilluan zgjedhje demokratike dhe nuk pati reagime si në Shqipëri, por krijimi i qeverisë po merr me sa duket doza shqiptare nga Rilindja.

Durimi presidencial po merr fund në Prishtinë dhe ka të drejtë, sepse kryetari i shtetit të një vendi ka përgjegjsi kushtetuese ndaj qytetarëve, ndonëse politika mund të vonojë për hir të kulisave.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303