fbpx

Kërcënonte dhe përndiqte një të re në rrjetet sociale, policia vë në pranga 29-vjeçarin

auto_perndjekje1475772149-768x475.jpg

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 29-vjeçar, pasi kërcënonte dhe përndiqte një të re në rrjetet sociale. Policia njofton se ka vënë në pranga shtetasin S. B., i cili përndiqte një 21-vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagranc shtetasin:

S.B., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi ky shtetas në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur, kērcënuar dhe shqetësuar nëpërmjet telefonit dhe në rrjetet sociale një shtetase 21 – vjeçare.Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Elbasan, për veprime të mëtejshme proceduriale.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303