‘Kërcet’ arma gjatë natës, 36-vjeçarin e nisin me urgjencë në spital, detajet e rënda

arme.jpg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gjuricaj në Ishëm të Durrësit, ku një 36-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri. Policia thotë se ka mundur që të identifikojë dhe të shpallë në kërkim autorin, i cili është një 40-vjeçar nga Mirdita me inicialet G.S.

Njoftimi i Policisë:

Plagosi me armë zjarri një 36-vjeçar, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit G. S., 40 vjeç, banues në Mirditë.

Ky shtetas, më datë 06.10.2020, rreth orës 01:00, në fshatin Gjuricaj, Ishëm, Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin E. T., 36 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, i dënuar më parë për dhunim banese, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi E. T. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303