fbpx

Kërkesa e Gjermanisë dhe Francës për dialogun me Serbinë, reagon Kosova

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka deklaruar ditën e sotme se mirëpret letrën e përbashkët të dy ministrave të Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Zëdhënësi i qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu për KosovaPress thotë se shefi i ekzekutivit, Albin Kurti është i gatshëm të udhëheq dialogun me Serbinë. Por, sipas tij dialogu nuk duhet të jetë akt drejt marrëveshjes, por proces që shpie në marrëveshje.

“Ne kemi treguar gatishmërinë që të udhëheqim me dialogun. Kryeministri në detyrë madje ka propozuar modelin se si kjo gjë mund të bëhet, sa i përket përfaqësimit të Kosovës në këtë proces. Ne pajtohemi me letrën e përbashkët, sidomos sikur ata edhe ne pajtohemi që procesi i dialogut është një proces i përgatitur mirë dhe duhet ndërtohen në parime”, u shpreh Kryeziu.

Thirrjen për rifillim të dialogut të ministrit të Jashtëm Gjermanisë, Heiko Maas dhe homologu i tij francez, Dialo Jean-Yves Le Drian e sheh si pozitive edhe njohësi politik, Mallzum Baraliu.

Sipas tij, në asnjë formë nuk mund të neglizhohet roli vendimtar i BE-së në procesin e dialogut me Serbinë.