Ish-deputeti socialist i Elbasanit ka një kërkesë për Fatos Nanon

Ish-deputeti i PS për qarkun e Elbasanit, Taulant Dedja ka komentuar krizën politike në vend dhe për këtë arsye, ai ka një kërkesë për Fatos Nanon dhe dy ish-presidentët Meidani dhe Moisiu

Me anë të një postimi, ai i drejtohet gjithashtu edhe shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare.

‘Fatos Nano, nëse të dhimbset pak Shqipëria dhe partia për të cilën bërë 4 vjet burg të padrejtë, dil e thuaj një fjalë për atë që po ndodh sot! Nuk besoj se je duke shkruar ndonjë libër… Nuk e kuptoj as heshtjen tënde, as të dy ish-presidenteve Meidani dhe Moisiu. Aq më pak të shkrimtarit kombëtar Ismail Kadare… Topi dihet që shkoi “mish per top”, shkruan ai./real-news.tv