Kërkesa e Metës, reagon DSIK

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka reaguar pas kërkesës së Presidentit Ilir Meta lidhur me procedurën e pajisjes me Certifikatën e Sigurimit të Gent Cakajt.

Sipas DSIK pajisja e Cakajt me Certifikatë Sigurie është kryer në përputhje me kërkesat e ligjit, pasi verifikimi i sigurisë është kryer i plotë.

DSIK shpjegon se administron përgjigjet zyrtare të Autoriteteve Verifikuese brenda vendit dhe atyrë të Republikës së Kosovës, pasi Cakaj mban edhe shtetësinë e këtij vendi.

Referuar përgjigjeve të Autoriteteve Verifikuese ka rezultuar se për z. Gent Cakaj nuk ekziston rrezik i papranueshëm sigurie për pajisjen e tij me CSP, sipas kërkesës së paraqitur nga MEPJ. Nga procesi i verifikimit të sigurisë të z. Gent CAKAJ nuk ka rezultuar asnjë rrethanë ligjore, sipas së cilës DSIK ka qenë e detyruar për të kërkuar informacion shtesë, apo për të shtrirë verifikimet e sigurisë në vende të tjera si Hungaria e Belgjika, të cilat gjithsesi janë vende anëtare të NATO dhe BE”./real-news/