fbpx

Kërkesa e radhës së studentëve për Ramën

Universiteti-i-Elbasanit-680x365_c.jpg

Vazhdon të bojkotohen auditorët nga studentët në të gjithë Shqipërinë. Përveç bojkotit në shumë fakultete të Tiranës, edhe në Universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan, studentët kanë braktisur leksionet.

Mësohet se studentët e Elbasanit kanë shtuar edhe një tjetër kërkesë në listë ndaj kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij. Ata kanë kërkuar plotësimin e pikave, në të kundërt presin dorëheqjen e kryeministrit.

Gjithashtu, studentët kanë kënduar Himnin e Flamurit në ambientet e universitetit. Sërish nesër pritet bojkot i auditorëve në të gjithë Shqipërinë./real-news.tv

https://www.facebook.com/FakteInteresante.HD/videos/2060369094042313/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *