fbpx

Kërkesa e Ramës për ministrat dhe deputetët e tij

Edi-Rama-1024x576-780x439.jpg

Kryeministri i vendit, Edi Rama u ka kërkuar ministrave dhe deputetëve të tij që të mos shfaqen në asnjë panel me deputetët e opozitës.

Kjo kërkesë ka ardhur gjatë një mbledhje, ku Rama ka thënë se opozita nuk është më pala tjetër e parlamentit, pasi siç dihet ata dorëzuan mandatet e tyre.

‘Ata s’janë më pala tjetër e parlamentit, po një grusht politikanësh pa norma, që meritojnë përbuzjen e votuesve të tyre dhe refuzimin tonë për të debatuar me ta jashtë parlamentit. Për sharjet e shpifjet e tyre ata s’kanë nevojë për ne dhe kështu kontribuojmë kundër ndotjes së mjedisit publik, me debate shterpë pa asnjë vlerë’, tha kryeministri.

Kujtojmë që PD dhe LSI kanë realizuar deri më tani dy protesta kundër qeverisë Rama, ku shprehen se do vijojnë me të tjera në ditën në vazhdim./real-news.tv

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303