Kërkesa e studentëve për t’u kthyer në shkollë, Bino: Duhet protokoll i lartë! I pazbatueshëm

Screenshot_49-5.jpg

Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Silva Bino tha  se hapja e universiteteve paraqet rrezik të lartë për përhapjen e COVID.

Ajo u shpreh se në shkolla duhet të ketë protokoll sigurie shumë të lartë, që në rastin e studentëve është më i vështirë të zbatohet në krahasim me ato në shkollat fillore dhe të mesme.

Megjithatë ajo nuk e bëri publik vendimi që Komiteti i Ekspertëve ka marrë pas kërkesës së studentëve për të zhvilluar seminaret dhe provimet në ambientet e universitetit me argumentin se hasin probleme online.

“Unë kam dëgjuar shumë opinione në lidhje me këtë që thonë që janë hapur kafenetë pse të mos hapen në shkollë.

Ai studentë që do të mësojë mëson nuk rri në kafene. Ajo që është e rëndësishme që në shkolla duhet protokoll sigurie shumë i larte.

Dhe jo gjithmonë zbatohet, Ne nuk kemi dashur të rrisim numrat.

Shkollat fillore dhe ato të mesme nuk janë vende që mund të shtojnë infektimin sepse mund të binden për të ruajtur masat dhe pas mësimit shkojnë në shtëpi. Vendimi është për t’u diskutuar”, tha Bino.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303