fbpx

Kërkesa e Voltana Ademit për zgjedhjet, Gjykata Kushtetuese mblidhet me shpejtësi

voltana.png

Gjykata Kushtetuese po zhvillon në këto momente mbledhjen për shqyrtimin e padisë së kryetares së Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi në cilësinë e kryetares së Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë për pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.

Pak ditë më parë Shoqata e Bashkive të Shqipërisë vendosi shkarkimin e Voltana Ademit nga ky post dhe zgjedhjen në krye të Pjerin Ndreut.

“7 anëtarët kanë dalë në seancë plenare për të shqyrtuar një kërkesë të bërë nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, përfaqësuar nga zonja Voltana Ademi, e cila vijon të mbajë mandatin e kryetares së bashkisë së Shkodrës, ndonëse mandati i saj ka përfunduar. Zonja Admei në emër të shoqatës së Bashkive i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese konstatimin antikushtetues të procesit zgjedhor të 30 qershorit 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiake dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve. Gjithashtu Ademi kërkon verifikimin e kushtetueshmërisë së veprimtarisë së Partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në Gjykatë për zgjedhjet e datës 30 qershor 2019. Zgjedhjet lokale të dy viteve më parë u bojkotuan nga opozita dhe vetëm në disa bashki ishin disa kandidatë të Partisë Binda Demokratike të cilët garuan dhe që në një farë mënyre legjitimuan procesin. Zonja Ademi pretendon se gara për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore ka qenë një garë e cila nuk ka pasur mundësi zgjedhjeje për qytetarët, ka qenë e njëanshme. Sipas saj, qytetarëve shqiptarë iu është mohuar e drejta për të pasur kandidatë dhe për të zgjedhur”, raportoi gazetarja Klodiana Lala.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303