fbpx

Kërkesa e Zelensky/ Australia dërgon automjete të blinduara në Ukrainë

libe.png

Kryeministri Australian Scott Morrison ka bërë me dije se pas kërkesës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Australia do dërgojë automjete të blinduara në Ukrainë.

Morrison nuk tha se kur dhe sa automjete – të njohura si Bushmasters do të dërgoheshin në Ukrainë.

“Ne jo vetëm po lutemi për popullin ukrainas, por ne po dërgojmë armët dhe municionet tona dhe  ndihma humanitare. Ne do të dërgojmë automjetet tona të blinduara,” tha Morrison.

Zelensky bëri thirrje për automjetet e blinduara gjatë një fjalimi në parlamentin e Australisë ditën e djeshme.

“Ju keni automjete të blinduara, Bushmaster, që mund të na ndihmojnë në luftën kundër Rusisë dhe pajisje të tjera që mund të forcojnë pozicionin tonë,” tha Zelensky.

Zelensky gjithashtu bëri thirrje për sanksione shtesë ndaj Rusisë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303