fbpx

Kërkesa për mbylljen e RTV Ora/ Reagon ashpër KSHM: Të reagojnë ndërkombëtarët

Pas kërkesës së ISHSH për mbylljen e RTV Ora, ka reaguar ashëpr edhe Këshillimi Shqiptar i Medias, që i i bën thirrje Qeverisë Shqiptare të tërheqë masat dhe të kërkojë falje publike për këtë akt të pastër dhune ndaj një medieje të tërë.

Këshilli Shqiptar i Medias u bën thirrje Ambasadave të vendeve të BE dhe të ShBA, përfaqësive të OSBE-së, Këshillit të Europës dhe UN-it që të reagojnë në ndihmë të një prej vlerave më thelbësore të familjes Europiane ku Shqipëria kërkon të bëjë pjesë, siç është liria e medias dhe e fjalës së lirë.

“Këshilli Shqiptar i Medias reagon me shqetësim të madh ndaj aktit të paprecendent ku një inspektorat shtetëror shëndeti ndërmerr aktin e mbylljes së një medieje, konkrektisht veprimi nga ana e Institutit të Shëndetit Publik për të mbyllur Radio-Televizionin Ora me anë të një mase administrative. E drejta e informimit dhe e shprehjes është e garantuar në Kushtetutë dhe nuk mund të bllokohet me vendime administrative, aq më tepër të Inspektoriatit Shtetëror të Shëndetit. Natyra joproprocionale jo vetëm e masës për mbyllje aktiviteti, por dhe e masave të mëparshme ndaj këtij Televizioni me gjoba shumë të mëdha (1 milionë lekë) në një kohë vështirësie ekonomike për gazetarinë dëshmon se ky veprim është sulm direkt i Qeverisë ndaj lirisë së medias dhe të fjalës së lirë.

Këshilli Shqiptar i Medias i bën thirrje Qeverisë Shqiptare të tërheqë masat dhe të kërkojë falje publike për këtë akt të pastër dhune ndaj një medieje të tërë. Këshilli Shqiptar i Medias u bën thirrje Ambasadave të vendeve të BE dhe të ShBA, përfaqësive të OSBE-së, Këshillit të Europës dhe UN-it që të reagojnë në ndihmë të një prej vlerave më thelbësore të familjes Europiane ku Shqipëria kërkon të bëjë pjesë, siç është liria e medias dhe e fjalës së lirë. Këshilli Shqiptar i Medias i bën thirrje gazetarëve e medieve shqiptare të solidarizohen me kolegët e tyre të Televizionit Ora. Sulmi kundër një medieje nuk ëshët sulm thjesht ndaj një grupi gazetarësh që punojnë aty, por është sulm kundër gazetarisë”, shkruhet në deklaratën e KSHM.