Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka bërë një deklaratë, ku ka theksuar se situata me sistemin shëndetësor pa dyshim është në një nga momentet më delikate dhe kritike
Ai shtoi gjithashtu se mjekët tanimë janë të detyruar të jenë në grevë.
“Sot ne përballemi me një situatë të pabesueshme që mjeket detyrohen të jenë në grevë për kërkesa që janë pak të thuash bazike, minimale, kërkesa që as nuk duhet të kishin vend për tu diskutuar në një kohë pandemie pas mobilizimi i fondeve dhe i mbështetjes financiare do të ishte i tillë kaq i plotë saqë vetëm në këto momente nuk mund të ndodhte, pasi qeveria do të duhej të tregohej e pakursyer për një sistem shëndetësor i cili përballet me një nga problematikat më të vështira dhe më të rënda me të cilat mund të jetë përballur ndonjëherë.
Përkundrejt kësaj dhe përkundrejt një batërdie, premtimesh dhe mashtrimesh, një profesion tashmë i konsoliduar i rilindjes qoftë nga kryeministri dhe ministrat e tij kemi pikërisht të kundërtën, ne kemi dëgjuar dhe rritjet e zërit anormale, alogjike të trashe dhe vulgare të qeveritarëve duke filluar nga ata që drejtojnë ministrinë e Shëndetësisë lidhur me pandeminë, të guxojnë t’u drejtojnë gishtin shqiptarëve, teknicienëve, politikës së gjithkujt, a thua se menaxhuan pandeminë siç duhet apo a thua se dëgjuan mendimin më të mirë profesional dhe shkencor.”- u shpreh Vasili