Kërkesat e reja të pedagogëve të Gjeologjisë

Tirana_palazzo_delluniversità_10-770x470.jpg

Ende vijon protesta e studentëve, ku krahas tyre në grevë kanë dalë edhe shumë pedagogë të Universitetit të Tiranës. Kësaj here, Asambleja e Personelit Akademik të Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave ka marrë disa vendime pas takimit të sotëm.

Ata kanë kërkuar heqjen e Ligjit për Arsimin e Lartë si dhe kanë vendosur disa kushte në lidhje me godinën aktuale, ku zhvillohet procesi mësimor. së fundmi, ata kanë mbështetur protestën e studentëve.

“Me qëllim dhënien fund të abuzimit me godinat, të regjistrohen në ZRPP të gjitha godinat e Universiteteve Publike në emër të tyre”, “Të kërkohet ri-vlerësimi, motivimi dhe mbështetja e Pedagogëve dhe punës kërkimore shkencore në Universitet” dhe “Të mbështetet protesta e studentëve deri në plotësimin e plotë të kërkesave të tyre”, ishin kërkesa te radhës./real-news.tv

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303