Kërkohej në Itali për vjedhje, kapet 25-vjeçari në Durrës

Një 25-vjeçar ka rënë në pranga ditën e sotme, pasi  ishte i dënuar 6 vjet e 10 muaj e 22 ditë burgim.

I arrestuari me iniciale R.T ishte i dënuar për veprën penale ‘Vjedhje me dhunë’.

Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Firences, Itali.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme./real-news.tv