24.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Kërkohej nga policia gjermane, kapet shqiptari 21-vjeçar

spot_img

Një shqiptar 21-vjeçar ka rënë në pranga nga autoritetet italiane në Siena për trafik droge.

Mësohet se i riu kërkohej nga policia gjermane për një kohë të gjatë, ku vetëm para pak ditësh ata lëshuan një urdhër-arrest evropian ndaj tij.

Sipas policisë gjermane, 21-vjeçari konsiderohet si përgjegjës për trafikim e 200 kg marijuanë.

Mësohet se i riu ka trafikuar drogë në bashkëpunim me shqiptarë të tjerë.

Pasi u kap nga autoritetet italiane, shqiptari është transferuar në burg në Firence./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat