fbpx

Kërkohej për vrasje në Gjermani, prangoset 23-vjeçari shqiptar

5ce112bac8f1fShkelqim-Kastrati.png

Arrestohet në kryeqytet një shtetas kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai është Shkëlqim Kastrati 23-vjeç i cili kërkohej për veprën penale ‘vrasje me dashje’, i dënuar më parë në shtetin gjerman për vrasje të mbetur ne tentativë.

Bashkë me 23-vjeçarin, në banesën e tij në Rrugën e Durrësit është vënë në pranga edhe A.S, 38 vjeç banues në Shëngjergj Tiranë, i cili figuron i dënuar edhe më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër.

Gjatë kontrollit të banesës policia sekuestroi një armë zjarri SIG-SAUER, me  fishekë që dyshohet se  i përkiste 23 vjeçarit, Shkëlqim Kastrati, si dhe 7 paketime  me lëndë narkotike  “Canabis Sativass”, që dyshohet se i përkiste shtetasit A.S.

Policia shpalli në kërkim edhe pronarin e banesës A.Ll, i cili ia kishte dhënë atë me qira Shkëlqim Kastratit.

Policia gjermane ishte vënë në kërkim të Kastratit i njohur me pseudonimin Kimi, pas një vrasje të ndodhur në dhjetor të vitit 2017 në një disko në Schwarzwald-Baar-Kreis, vepër penale për të cilën kodi penal në Gjermani parashikon deri në 15 vite në burg.

Pas kësaj ngjarje Kastrati u shpall në listën e më të kërkuarve dhe fotoja e tij u vendos nga policia edhe nëpër aeroporte.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303