fbpx

Kërkoheshin për trafik drogë, kapen dy në Vlorë e Sarandë

pranga3-6-780x439.jpg

Policia e Sarandës dhe Vlorës ka ndaluar dy persona të shpallur në kërkim për trafik droge dhe vjedhje. Sipas të dhënave zyrtare është ndaluar shtetasi i shpallur në kërkim, H.Xh., 41 vjeç, banues në fshatin Bregas, Finiq. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për arsye të njehsimit të vendimit të Gjykatës Greke e cila në vitin 2015 ka dënuar këtë shtetas me 12 vite burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Po kështu, shërbimet e Policisë së Selenicës kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim, A.M., 29 vjeç, banues në fshatin Rexhepaj, Selenicë.

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë për arsye se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me anë të dy vendimeve në 2014 dhe 2016 e ka dënuar këtë shtetas me 3 vite e 2 muaj burgim për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe atyre sportive”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303