Kërkohet burg për vrasësin e Ivanoviçit

Lideri i SDPS-së, Oliver Ivanoviç dhe vendi ku u ekzekutua ai

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që të lëshojë urdhër-arrest për Millan Radoiçiç, si një prej personave të dyshuar për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit.

Prokurori Sylë Hoxha, ka thënë se autoritetet në Kosovë janë në kërkim të nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiç, për rastin ‘Ivanoviç’, transmeton Evropa e Lirë.

Oliver Ivanoviç, lider i nismës qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”, u vra më 16 janar të vitit 2018, para zyrës së partisë së tij në Mitrovicën Veriore.

Policia e Kosovës,

Më 23 nëntor të vitit 2018, policia e Kosovës gjatë një aksioni në Mitrovicën Veriore, arrestoi tre persona, të cilët dyshohet se janë të ndërlidhur me vrasjen e Ivanoviçit.

Milan Radoiçiç, nënkryetar i Listës Serbe, nuk është gjetur në banesën e tij, gjatë aksionit të policisë dhe ai ende po ndiqet nga policia./real-news.tv/