Kërkohet dorëheqja e lideres në Hong Kong

hong-kong.jpg

Aktivisti më i shquar i studentëve të Hong Kongut, Joshua Wong, menjëherë pasi u lirua nga burgu ka bërë thirrje për dorëheqjen e lideres Carrie Lam.

Wong u bë fytyra e protestave pro-demokratike në 2014, të cilat bënë thirrje që qyteti të përzgjidhte udhëheqësit e vet.

Njerëzit në Hong Kong vijojnë me protestat kundër një projektligji kontradiktor që lejon ekstradimin në territorin e Kinës.

Organizatorët thonë se më shumë se dy milionë njerëz u mblodhën në protesta për ta kundërshtuar projektligjin.

Edhe pse projektligji u pezullua nga udhëheqësja e Hong Kongut të shtunën, organizatorët thonë se protesta do të vazhdojë derisa ligji të hiqet krejtësisht.

Kritikët kanë thënë se ky legjislacion do t’i ekspozonte qytetarët e  Hong Kong-ut ndaj sistemit të brishtë të drejtësisë në Kinë dhe do të çonte në përkeqësimin e mëtejshëm të pavarësisë gjyqësore të qytetit./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303