Kërkohet drejtësi për gazetaren e vrarë

killed-journalist.jpg

Politikanët afganë dhe aktivistët e të drejtave të grave po kërkojnë drejtësi për vrasjen e gazetares Mina Mangal, që ka punuar si prezantuese televizive para se të përfshihej në politikë.

Shefi ekzekutiv, Abdullah Abdullah është zotuar se vrasësit e saj do të kapen.

Policia është duke kryer hetime, mirëpo nuk është e qartë se kush qëndron mbrapa vrasjes së saj.

Në një deklaratë të publikuar nga ministria e brendshme thuhet se Mangal ka qenë duke shkuar në Komisionin parlamentar për Kulturë, kur është vrarë në mëngjesin e së shtunës.

Gjykata Supreme e Afganistanit dhe grupet e shoqërisë civile, kanë bërë thirrje për hetim serioz të vrasjes së saj.

Së fundmi,  Mangal kishte postuar në rrjetin social Facebook se ishte kërcënuar dhe se kishte frikë për jetën e saj./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303