fbpx

Kërkoi arrestimin e Tahirit, ish-prokurori shton dyshimet, KPK: Shlyerja e huasë së marrë nga kunati…

osmani.jpg

Ish-prokurori Krimeve të Rënda dhe njëherësh anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gentian Osmani, del sot para trupës gjykuese të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pas ankimit të bërë pranë këtij institucioni nga Komisioneri Publik.

Gentian Osmani është konfirmuar në detyrë në 2 gusht të vitit të kaluar, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti pak problematika lidhur me pasurinë e tij. Shlyerja e një huaje marrë kunatit të tij, ngriti dyshimet e KPK.

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e KPK-së për anëtarin e KLP-së pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit me rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, duke kërkuar shkarkimin e tij nga detyra.

Gentian Osmani është anëtari i dytë i KLP-së që apelohet në Vetting, pas Antoneta Sevdarit, e cila u shkarkua pak muaj më parë.

Prokurori Gentian Osmani ka kërkuar në vitin 2017 arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303