Kërkoi luftë dhe vëllavrasje, ish-deputetin e gjen belaja

dep-1.jpg

Është shoqëruar nga ana e Policisë ish-deputeti dhe ish-kreu i PD-së në Elbasan, Aurel Bylykbashi, pas deklaratave të tij se mund të kishte dhe përplasje civile në 30 Qershor.

Ish-deputeti i PD-së dhe njëherësh ish kreu i kësaj force politike në Elbasan,  Aurel Bylykbashi ka mbajtur nje fjalim të fortë në këtë qytet, gjatë prezantimit të Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.

Bylykbashi nuk ka përjashtuar as mundësinë e luftës civile, pasi sipas tij demokracia është më e rëndësishmja, teksa shprehet: Ne nuk do te lejojme zgjedhje ne 30 Qershor!! Ka vellavrasje, ka lufte civile? Le te kete!! Patjeter qe le te kete, ne nuk kthehemi mbrapsh nga rruga jone dhe nuk do te bejme gabimin qe bene gjysherit tane ne 1944!! Dhe te ngelemi peng dhe per 50 vjet te tjera. Historia, historianet le te shkruajne me mbrapa, kishin te drejte keta apo kishin te drejte ata.. Ne do te merremi me ngjarjen.

“Ne duhet te jemi te gjithe atje, ne Bradashesh dhe ti themi me qarte se kurre, se ky qytet nuk te do, ky vend nuk te do dhe nuk ka burg qe mund te na ktheje nga rruga jone!! Jemi me te qarte se kurre!”, ka deklaruar më tej Bylykbashi.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303