fbpx

“Kërkon mamin, trembet natën”. Dëshmi rrëqethëse nga vrasja tragjike, gjyshja mes lotësh rrëfen se…

Detaje që të ngjethin mishin janë ato që dolën sot nga ngjarja tragjike ku 38-vjeçarja Enkeleda Çapoku u vra barbarisht nga vëllai i burrit të saj, teksa ndodhej me nënën dhe vajzën në gjumë.

Në emisionin “Me zemër të hapur” kanë ardhur dëshmitë e nënës së Enkeledës dhe nuses së vëllait të saj. Nëna ka treguar se autori i krimit Erdet Ccapoku, 34 vjeç sillej shumë keq edhe me mbesën e tij, vajzën e Enkeledës, duke akuzuar madje për dhunë.

Ndërkohë nëna rrëfeu dhe gjendjen e mbesës së saj që ka qenë dëshmitare e ngjarjes. Ajo tha se vajza është në gjendje të rëndë psikologjike dhe trembet natën, ndërsa kërkon të ëmën.

“Vajza thotë mos më bezdisni se nuk duroj dot tek mami. Trembet natën e thotë dua mamin. Mos i raftë asnjë nëne ajo që më ra mua. Do të flas nga sikleti i asaj vajze që më ka lënë që t’ia dorëzoj të atit. Nëse i japin liri me kusht Eltonin ndoshta vajza e kalon pak e rri me të atin”, u shpreh nëna duke kërkuar një zbutje të dënimit për dhëndrin e saj, bashkëshortin e Enkeledës që ndodhet në burg prej 7 vitesh dhe i kanë mbetur dhe pak më shumë se 2 vjet për të vuajtur.