fbpx

Kërkon të rikthehet në Mbretërinë e Bashkuar, nusja e ISIS

2_Shamima-Begum.jpg

Çështja e 21-vjeçares, në Mbretërinë e Bashkuar po shqyrtohet pasi shtetësia e saj britanike u revokua nga ish-Sekretari i Brendshëm Savid Javid pasi përbën një kërcënim të qartë dhe serioz, është thënë gjatë seancës dëgjimore të Gjykatës Supreme.

Begum, aktualisht ndodhet në kampin e refugjatëve Al Haël në Siri. Ajo ishte një nga tre nxënëset nga Bethnal Green Academy të cilat lanë shtëpitë dhe familjet e tyre për t’u bashkuar me ekstremistët në dhjetor të vitit 2014.Ajo jetoi nën sundimin e ISIS për më shumë se tre vjet para se të gjendej. 21-vjeçarja ishte  nëntë muaj shtatzënë, në një kamp refugjatësh sirianë në shkurt të vitit të kaluar, shkruan Daily Mail.Në fillim të seancës së sotme Avokati qeveritar Sir James Eadie foli për atë që mund të ndodhë nëse anëtarët e ISIS kthehen në Mbretërinë e Bashkuar. Ai u shpreh se ata janë një kërcënim real dhe serioz, pavarësisht moshës së vogël të tyre. Ai pastaj iu referua intervistës së Begum me një gazetë në vitin 2019 dhe se si ajo tha se nuk pendohej që shkoi në Siri. Ajo u martua me një luftëtar të ISIS, jetoi në Raqqa, kryeqyteti i kalifatit të vetdeklaruar dhe qëndroi me ta për rreth katër vjet deri në 2019, kur u largua nga xhepi i fundit i territorit të ISIS në Baghuz.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303