Kërkonte para dhe favore seksuale, arrestohet gjyqtari

gjyqtari-770x433.jpg

Gjyqtari i gjykatës së Fierit Roland Hysi është arrestuar nga policia pas përfshirjes në skandalin e favoreve seksuale dhe ryshfetit.

Hysi i kërkonte favore seksuale një gruaje të divorcuar për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës, teksa i merr edhe 500 euro ryshfet. Ndërsa në këtë çështje është përfshirë edhe psikologia Elona Meçani, e cila po ashtu është vënë në pranga.

Kjo e fundit  shfaqet në video e publikuar nga “Stop” teksa luan rolin e sekseres. Ajo pritet të përballet me akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303