Këshilla e Michelle Obamas për Meghan Markle

michelle-meghan1.jpg

Ish Zonja e Parë, Michelle Obama ka ndarë disa këshilla me dukeshën e Sussex rreth përshtatjes me të qenurit në qendër të vëmendjes.

“Ashtu si unë, Meghan ndoshta nuk ëndërroi që të kishte një jetë si kjo,”-tha Michelle për revistën Good Housekeeping. 

“Presioni që ti ndjen, nga vetja dhe nga të tjerët, ndonjëherë mund të ndihet shumë. Ndaj këshilla ime më e madhe është që të marrë ca kohë dhe të mos bëjë asgjë me nxitim.”

Ajo shpjegoi vështirësitë që hasi fillimisht si Zonjë e Parë.

“Muajt e parë në Shtëpinë e Bardhë i kam kaluar duke u shqetësuar kryesisht për vajzat e mia, duke u siguruar që ato të ishin mirë në shkollë dhe të bënin miq të rinj para se të nisja të merresha me ndonjë punë më ambicioze. Mendoj se është në rregull, është mirë madje, ta bëjmë këtë,”-tha zonja Obama.

Michelle ndërrmori një sërë iniciativash gjatë viteve të saj në Shtëpinë e Bardhë, me një fokus të veçantë në ushqyerjen dhe shëndetin e fëmijëve.

Meghan tashmë është përfshirë në projekte të reja që kur u bë pjesë e familjes mbretërore më heret këtë vit, një prej tyre ndihma për të prekurit nga zjarri i Grenfell Toëer.

Gjithashtu Markle, para angazhimit si Dukesha  e Sussex, ishte aktiviste për një sërë temash gjatë gjithë karrierës së saj aktive, duke përfshirë fuqizimin e femrave, një pasion i përbashkët me Obamën.

“Unë mendoj se Meghan mund të maksimizojë ndikimin e saj tek të tjerët, ashtu edhe në lumturinë e saj, nëse bën diçka që e përcjell me personalitetin e saj,”-përfundoi ish-Zonja e Parë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303